Golden State barazon serinë gjysmëfinale ndaj Lakersave
Ekipi kampion i Golden State fitoi me rezultat 127-100 ndaj Lakersave në ndeshjen e dytë gjysmëfinale “play-off”, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve mes dy skuadrave që luajnë në Konferencën e Perëndimit.
Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Klay Thompson me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur nga Stephen Curry me 20 pikë. Edhe stoli vendimtar për Warrors, nga ku erdhën 40 pikë. Te Lakersat u dallua James me 23 pikë e Hachimura me 21, ndërkohë që nuk dha atë që pritej Davis. Gjithsesi, dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Lakersave, që synon të dalë sërish përpara.
Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia (1-1)
New York – Miami (1-1)
Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale
Denver – Phoenix (2-0)
Golden State – Lakers 127-100 (1-1)