Golden State del nga kriza, fitojnë edhe Lakersat
Golden State duket se ka kaluar krizën dhe ka korrur fitoren e 4-t radhazi në NBA, duke mundur 116-108 Minnesota.
Një sukses i merituar i skuadrës së Warriors, që patën një avantazh prej 10 pikësh gjatë gjithë kohës, sfidë ku u dalluan Curry me 38 pikë, Thompsoni me 26 e Duranti me 22 pikë, një trio që është rikthyer në kohët e arta. Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që mundi 123-119 Phoenixin në fushën e këtij të fundit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja ekipet luftuan fort për fitoren. Harris realizoi 33 pikë për kalifornianët, mbështetur edhe nga Gallinari me 25, duke qenë vendimtarë për ekipin e tyre.
Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angelesit, ajo e Lakers, që mundi me vështirësi 108-105 Miami, sfidë e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund. Të dyja skuadrat dhuruan spektakël në fushë, me Kuzma që realizoi 33 pikë e James 28 pikë e 12 asistime, më të mirët në fushë për Lakers, ndërsa 28 pikët e Winslow mbetën për statistikë. Në kry të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron ekipi i Oklahomës, që mundi 122-113 Utah Jazz, ndeshje e komanduar nga basketbollistët e Thunder, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Mitchell më i miri me 19 pikë). Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që mundi 108-92 Cleveland falë 20 pikëve e 12 rebound të Bledsoe. /Telesport/
Rezultatet
Indiana – Washington 109-101
Philadelphia – Detroit 116-102
Boston – New Orleans 113-100
Chicago – Sacramento 89-108
Milwaukee – Cleveland 108-92
Oklahoma – Utah Jazz 122-113
Dallas – Orlando 101-76
Denver – Memphis 105-99
Phoenix – Clippers 119-123
Golden State – Minnesota 116-108
Lakers – Miami 108-105