Golden State dominojnë rivalët e Lakersave, New York rihapin garën me Miamin
New York rihap betejën për një vend në finalet “play-off” në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 112-103 ndaj Miamit.
Një ndeshje e mirë për vendasit, ku u dallua Brunson me 38 pikë, mbështetur edhe nga Barrett me 26 pikë e Randle me 24 pikë. Për Miamin, dyshja Butler-Adebayo realizoi 37 pikë së bashku, pak për të synuar fitoren.
Po 3-2 udhëheq serinë e ndeshjeve gjysmëfinale edhe skuadra e Lakersave në Perëndim, që u mund me shifrat 121-106 nga kampionët e Golden State. Në fushën e saj, skuadra e Warriors nuk gaboi, duke dominuar e fituar falë 27 pikëve të Curry dhe 25 të Wiggins. Për Lakersat, James realizoi 25 pikë e Davis 23, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia (2-3)
New York – Miami 112-103 (2-3)
Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale
Denver – Phoenix (3-2)
Golden State – Lakers 121-106 (2-3)