Golden State dorëzohet në fushën e Clevelandit, triumfojnë Phoenixi e Dallasi
Skuadra e Golden State u mund me rezultat 115-104 në fushën e Clevelandit, një ndeshje ku të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë. Mitchell me 31 pikë e Garland me 24 ishin më të mirë për Clevelandin, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Curry për Warriors.
Jashtë fushe fiton Toronto, që falë 30 pikëve e 11 rebound të Barners mundi me rezultat 123-116 San Antonion. Mirë u paraqitën për kanadezët edhe Anunoby e Schroder me nga 24 pikë secili, ndërsa 26 pikët e Johnson për Spurs mbetën për statistikë. Fitoren e parë e korri Memphisi, që mundi me shifrat 112-100 Portlandin jashtë fushe.
Bane mer 30 pikë e Jackson me 27 ishin lider në fushë për miqtë. Fiton edhe ekipi i Phoenixit, që falë 41 pikëve të Durantit mundi me rezultat 120-106 Detroitin. Nuk zhgënjen skuadra e Dallasit, që mundi me rezultat 124-118 Charlotte, ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.
Rezultatet
Detroit – Phoenix 106-120
San Antonio – Toronto 116-123
Cleveland – Golden State 115-104
Dallas – Charlotte 124-118
Portland – Memphis 100-112