Golden State fiton me Curry-Thompson, zhgënjejnë Dallasi e Philadelphia
Skuadra kampione e Golden State rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur me rezultat 121-108 Houstoni. Dyshja Curry-Thompson protagonistë në fushë, teksa së bashku realizuan 59 pikë. Zhgënjen Dallasi, që u mund me shifrat 112-108 nga Memphisi, ndeshje ku për vendasit diferencën e bëri Jaren Jackson me 28 pikë.
Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi me shifrat 109-105 Philadelphian, duke prishur planet për kreun e renditjes në Lindje. LaVine me 26 pikë e DeRozan me 25 pikë ishin lider në fushë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 16 rebound të Joel Embiid për vendasit. Fitore të rëndësishme për një vend në “play-off” në Perëndim korri ekipi i Utah Jazz, që mundi me rezultat 128-120 Sacramenton. Tetë lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë.
Minnesota mundi me rezultat 140-134 New York në një ndeshje spektakolare, sfidë ku Price realizoi 35 pikë, ndërsa 57 pikët e Randle për nju-jorkezët mbetën për statistikë.
Rezultatet
Charlotte – Indiana 115-109
Philadelphia – Chicago 105-109
New York – Minnesota 134-140
Houston – Golden State 108-121
Memphis – Dallas 112-108
Utah Jazz – Sacramento 128-120