Golden State fiton në fushën e Bostonit, Clevelandi vazhdon pa humbje
Clevelandi mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes.
Cavaliers fituan me rezultat 131-122 në fushën e New Orleans, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry fitoi me rezultat 118-112 në fushën e Bostoni dhe ngjit shkallët në Perëndim. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 49 pikë.
Zhgënjen ekipi i Lakersave, që u mund me rezultat 131-114 në fushën e Memphisit. LeBron James realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në kahun tjetër, tri lojtarë të Memphisi realizuan nga 20 pikë, duke bërë diferencën. Humbjen e parë sezonale pëson Oklahoman, që u mund në sekondat e fundit me rezultat 124-122 nga Denveri. Edhe pse të gjithë titullarët e Oklahomës realizuan mbi 10 pikë nuk evituan dot humbjen. Edhe te Denveri të gjithë titullarët realizuan në shifër të dyfishtë (Westbrook 29 pikë).
Rezultatet
Charlotte – Detroit 108-107
Indiana – Orlando 118-111
Atlanta – New York 121-116
Boston – Golden State 112-118
Houston – San Antonio 127-100
Memphis – Lakers 131-114
New Orleans – Cleveland 122-131
Dallas – Chicago 119-99
Denver – Oklahoma 124-122
Phoenix – Miami 115-112
Clippers – Philadelphia 110-98
Sacramento – Toronto 122-107