Golden State, leksion edhe San Antonios

11 shkurt 2018 | 17:32

Golden State ka hequr çdo dyshim se është skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur edhe San Antonion, një nga rivalet për titull në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra e Warriorsit mposhti 122-105 Spursin në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga vendësit, që patën epërsi në shumicën e kohës. Thompsoni me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Golden Staten, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që bënë diferencën në këtë sfidë për vendësit. Për Spursin, Aldridge e Andersoni realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për ta evituar humbjen.

Fiton edhe Dallasi, që ndali 130-123 Lakersin, pas një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet, ku të dyja ekipet e kërkuan suksesin. Veterani Nowitzki realizoi 22 pikë për Dallasin, mbështetur nga Barnes me 21, ndërsa për Lakersin nuk mjaftuan 26 pikët e Randles dhe 22 të Isaiah Thomasit, që debutoi me skuadrën e re.

Rezultatet

Brooklyn – New Orleans                   128-138
Orlando – Milwaukee               104-111
Philadelphia – Clippers            112-98
Chicago – Washington             90-101
Dallas – Lakers                        130-123
Golden State – San Antonio    122-105
Phoenix – Denver                     113-123

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrolli i dobët që ka Kuvendi i Kosovës ndaj punës…