Golden State “leksion” Houstonit
Golden State i ka shfrytëzuar më së miri dy ndeshjet e para gjysmëfinale të luajtura në fushën e saj, duke i fituar të dyja. Kampionët e Warriors e mposhten 115-109 Houstonin në takimin e dytë gjysmëfinale në Konferencën ne Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve. Një përballje në përgjithësi e ekuilibruar, por që Golden State e dominoi gjatë gjithë kohës. Vendasit patën vazhdimisht një epërsi prej 10-15 pikësh, duke qenë gjithnjë në epërsi. Të pestë titullarët e Warriors realizuan mbi 15 pikë, me të zakonshmin Kevin Durant që ishte shënuesi më i mire, me 29 pikë.
Edhe James Harden realizoi 29 pikë për Houston, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Tashmë ekipi teksan do të luajë në fushën e tij dy takimet e radhës, me shpresën që të fitojë dhe rihapë kualifikimin, raporton ‘telesport’.
Në Lindje, skuadra e Milwaukee fitoi 123-102 ndaj Boston, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve. Një ndeshje me dy pamje, e ekuilibruar dhe me rivalitet në të parën, me barazime të shpeshta. Në të dytën erdhi shkëputja e Bucks, me Antetokounmpo që bëri diferencën në parket, duke realizuar 29 pikë e 10 rebaund, mbështetur edhe nga Middleton me 28 pikë.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Milwaukee – Boston 123-102 (1-1)
Toronto – Philadelphia (1-1)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Golden State – Houston 115-109 (2-0)
Portland – Denver (0-1)