Golden State ‘leksion’ Memphisit, fitojnë edhe Oklahoma e Portlandi

28 mars 2019 | 12:33

Kampionët e Golden State fituan 118-103 ndaj Memphis në fushën e këtij të fundit, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, me Durant dhe Curry që realizuan nga 28 pikë secili. Për vendasit u dallua Valanciunas, që realizoi 27 pikë e 13 rebound.

Tjetër humbje për Lakers, që u mund 115-100 nga Utah Jazz, që hedhin një hap të rëndësishëm për “play-off”. Gobert realizoi 22 pikë e 11 rebound, lider në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Kuzma për kalifornianët, raporton “Telesport”.

Vijon të duelojë për një vend në “play-off” ekipi i Oklahomës, që mundi 107-99 Indiana, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Thunder. George realizoi 31 pikë, mbështetur edhe nga Adams me 25 pikë e 12 rebound. Ndërsa Russell Westbrook realizoi një “triple double”, me 17 pikë, 11 rebound e 12 asistime. Ekipi i Portland, falë 20 pikëve të Seth Curry, mundi 118-98 Chicago, ndërsa skuadra e Washingon triumfoi 124-121 ndaj Pheonix, ndeshje ku diferencën e bënë Beal e Parker, me nga 28 pikë secili.

Rezultatet

Chicago – Portland             98-118
Memphis – Golden State  103-118
Oklahoma – Indiana          107-99
Phoenix – Washington      121-124
Utah Jazz – Lakers             115-100

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka deklaruar…