Golden State mbrojti titullin në NBA
31 dhjetor 2018
| 13:17
Golden State Warriors është shpallur kampion i NBA-së për herë të tretë brenda katër vjetësh, duke mposhtur Cleveland Cavaliersin edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale.
“Luftëtarët” u bënë ekipi i parë që prej vitit 2013 që fitojnë titullin dy herë rresht. Warriorsi e mposhti Clevelandin me rezultat 108-85 në ndeshjen e katërt finale.
/Epoka e re/