Golden State me dy mungesa në finalen e tretë
Skuadra kampione e Golden State Warriors do të ketë dy mungesa në ndeshjen e tretë finale “play-off” ndaj Toronto Raptors, takim që luhet në “Oracle Arena” të Oakland nesër në mëngjes.
Përveç Kevin Durant, që ka munguar edhe në dy finalet e para, do të mungojë edhe Kevon Looney.
Looney u dëmtua në ndeshjen e dytë finale dhe pas kontrollit mjekësor është mësuar se sezoni sportiv për qendrën e Warriors është mbyllur para kohe. Ai u dëmtua në pulpë dhe tashmë për trajnerin Steve Kerr problemet shtohen, raporton “Telesport”.
Trajneri Kerr do të ketë në dispozicion vetëm një qendër deri në fund të sezonit, DeMarcus Cousins. Skuadra e Golden State shpreson që pavarësisht dy mungesave të triumfojë, duke qenë se do të luajë dy sfidat e radhës në fushën e saj. Durant nuk luan prej gati një muaji, një mungesë që ka ndikuar shumë në serinë e finaleve “play-off”.