Golden State mposhti Dallasin në finalen e parë
19 maj 2022
| 12:25
Golden State fitoi me rezultat 112-87 ndaj Dallasit në finalen e parë “play-off” në Konferencën e Perëndimit, duke e nisur mbarë serinë e takimeve mes dy ekipeve më të mira.
Ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga basketbollistët e Warriors, që patën epërsi gjatë gjithë kohës.
Kolektiviteti ishte arma kryesore e skuadrës së Golden State, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Curry me 21 pikë si dhe Wiggins e Poole me nga 19 pikë ishin më të mirët për vendasit. Për Dallasin, Luka Donqiq realizoi 20 pikë, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë për të evituar humbjen.
Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston (1-0)
Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas 112-87 (1-0)