Golden State mposhti Houstonin

14 mars 2019 | 13:35

U luajtën gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ka fituar Golden State Warriors në rrugën për të siguruar një biletë për në “play-off”. Ka qenë mbrëmja e “luftëtarëve”, të cilët ia kanë dalë të triumfojnë në “Toyota Center”, edhe pse me vetëm dy pikë më shumë se vendësit e Houston Rockets. Rezultati përfundimtar është fiksuar në shifrat 106-104.

Perioda e parë dhe e tretë ishin vendimtare për fituesit. Basketbollisti më produktiv në këtë ndeshje ishte ai i Warriros, Klay Thompson, që realizoi 30 pikë. Me 27 pikë u ndal në këtë ndeshje DeMarcus Cousins.

Te Houston Rockets spikati i zakonshmi James Harden, që regjistroi “double-double”, falë 29 pikëve dhe 10 asistimeve. Pas këtij suksesi, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore, ndërsa Houston e shikon veten në vendin e katërt.

Rezultatet

Houston Rockets – Golden State W. 104-106
Oklahoma – Brooklyn                          108-96
Washington – Orlando                        100-90
Atlanta – Memphis                               132-111
Miami – Detroit                                     108-74
Phoenix – Utah                                      97-114

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim…