Golden State ndalet sërish, Lakersat dalin nga kriza

05 janar 2023 | 13:46

Ndalet pas 12 fitoresh skuadra e Brooklyn, që u mund me rezultat 121-112 nga Chicago, në një ndeshje me mjaft emocione. Duranti realizoi 44 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e Nets, ndërkohë që tri lojtarë të Bulls realizuan mbi 20 pikë (Vuqeviq 21 pikë e 13 rebound).

Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që synon një vend në “play-off”. Kalifornianët mundën Miami (112-109), një sfidë vendosur në fundin e saj. Edhe pse nuk luajtën LeBron e Davis, Lakersat fituan dhe ai që bëri diferencën ishte Schroder me 32 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e 13 rebound të Adebayo. I zakonshmi Giannis Antetokounmpo shpëton Milwaukee nga humbja, duke realizuar një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asistime) në fitoren 104-101 ndaj Torontos.

Skuadra kampione e Golden State u mund 121-119 në fushën e saj nga Detroiti (Bogdanoviq 29 pikë), ndërsa Memphisi fitoi me rezultat 130-107 ndaj Charlotte (Morant 23 pikë), duke kapur kreun në Perëndim.

Rezultatet

Charlotte – Memphis                107-130
Cleveland – Phoenix                 90-88
Orlando – Oklahoma                126-115
Philadelphia – Indiana            129-126
New York – San Antonio         117-114
Toronto – Milwaukee               101-104

Chicago – Brooklyn                   121-112
Minnesota – Portland              113-106
New Orleans – Houston          119-108
Golden State – Detroit             119-122
Lakers – Miami                         112-109
Sacramento – Atlanta              117-120

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se qëllimi i Shteteve…