Golden State ndëshkohet në shtesë, triumfojnë Oklahoma dhe Dallasi

13 nëntor 2018 | 11:43

Koha shtesë ka ndëshkuar Golden State, që u mund 121-116 nga Clippers, ndeshje ku vendasit patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, por në fund shifrat u barazuan 106-106.

Për Clippersat, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Lou Williams që realizoi 25 pikë e Harrell 23, të dy lojtarë që e nisën ndeshjen nga stoli. Për Warriors u dallua Durant, me një “triple double” (33 pikë, 11 rebaund e 10 asistime, mbështetur edhe nga Thompson me 31 pikë, por që mbetën për statistikë (vijon të mungojë Curry, i dëmtuar).

Humbet skuadra e San Antonios, që u mund 104-99 nga Sacramento, sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, por vendasit u shkëputën në fund dhe triumfuan falë 22 pikëve të Bogdanoviq. Dallasi mposhti 103-99 Chicagon, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit. LaVine me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë i takimit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e Bullsave, ndërsa për teksantë u dallua Barnes me 23 pikë.

Fitorja e nëntë sezonale për Philadelphian, që mposhti 124-114 Miamin, takim i komanduar nga miqtë, të karikuar edhe nga lajmi i transferimit të Butler (nuk luajti). Më i miri në fushë ishte Embiid me 35 pikë e 18 rebaund, që pati edhe ndihmën e Reddick me 25 pikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Oklahomës, që mundi 118-101 Phoenixin (George 32 pikë), ndërsa Minnesota mundi 120-113 Brooklyn, falë 25 pikëve e 21 rebaund të Towns. /Telesport/

Rezultatet

Washington – Orlando        117-109
Miami – Philadelphia          114-124
Toronto – New Orleans       110-126
Chicago – Dallas                   98-103
Memphis – Utah Jazz          88-96
Minnesota – Brooklyn         120-113
Oklahoma – Phoenix            118-101
Sacramento – San Antonio 104-99
Clippers – Golden State       121-116

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “E! People’s Choice Aqards…