Golden State në krizë, Denveri mposhti Oklahomën

04 nëntor 2022 | 15:41

Vijon kriza e skuadrës kampione të Golden State, që pësoi humbjen e katërt radhazi në NBA. Warriors u mundën me rezultat 130-129 nga Orlando, një ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në sekondën e fundit.

Interesant fakti që Golden State ende nuk ka asnjë fitore jashtë fushe. Stephen Curry realizoi 39 pikë, ndërsa Klay Thompson 27 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlandon, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku më të mirët ishin Suggs me 26 pikë e Banchero me 22 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Denverit, që mundi me rezultat 122-110 Oklahomën, në një ndeshje ku veçohet paraqitja e Nikola Jokiq, autor i një “triple double” (15 pikë, 13 rebound e 14 asistim). Ai bëhet qendra me më shumë “triple double” në historinë e NBA-së, me 79 të tilla, duke kaluar legjendën Wilt Chamberlain.

Gjithsesi, shënuesit më të mirë për Denverin ishin Gordon me 27 pikë e Murray me 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Shai për Oklahomën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka folur sot në…