Golden State nuk ndalet, humbje për Milwaukee dhe Brooklyn

04 janar 2022 | 15:00

Skuadra e Golden State ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 115-108 ndaj Miami. Poole me 32 pikë ishte më i miri për vendasit, mbështetur edhe nga Wiggins me 22 pikë.

Zhgënjen skuadra e Brooklynin, që në fushën e saj u mund 118-104 nga Memphisi. Morant realizoi 36 pikë dhe Bane 29, një dyshe që bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Durant për vendasit.

Edhe skuadra kampione e Milwaukee ka dalë e humbur sot, pasi u mposht 115-106 nga Detroit. Bey realizoi 34 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Jackson me 24 pikë, ndërsa për Bucks u dallua Giannis me 31 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë. /Telesport/

Rezultatet

Philadelphia – Houston   133-113
Washington – Charlotte   124-121
Brooklyn – Memphis       104-118
Chicago – Orlando            102-98
Milwaukee – Detroit        106-115
New Orleans – Utah Jazz 104-115
Dallas – Denver               103-89
Golden State – Miami     115-108
Portland – Atlanta           136-131
Clippers – Minnesota      104-122

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid e filloi vitin 2022 me humbjen 1-0 në…