Golden State regjistron fitoren e tetë, dështojnë Utah dhe Milwaukee
Kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks nuk po kalojnë një moment të mirë, duke u mundur me rezultat 101-94 nga Washingtoni. Humbjet që zbret Bucksat në vendin e dhjetë në Lindje.
Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 18 rebound për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Washingtonin u dallua Beal me 30 pikë. Golden State është për momentin ekipi më i mirë në NBA, duke korrur fitoren e tetë. Warriros fituan me rezultat 120-107 ndaj Houstonit, sfidë ku Poole realizoi 25 pikë e Curry 20.
Zhgënjen ekipi i Utah Jazz, që i mund 107-100 nga Orlando, humbja e dytë radhazi. Cole Anthony me 33 pikë ishte më i miri për Orlandon. /Telesport/
NBA
New York – Cleveland 109-126
Orlando – Utah Jazz 107-100
Sacramento – Indiana 91-94
Washington – Milwaukee 101-94
Oklahoma – San Antonio 99-94
Golden State – Houston 120-107
Clippers – Charlotte 120-106