Golden State regjistron humbjen e dhjetë radhazi

17 janar 2020 | 15:05

Skuadra që ka bërë ligjin në pesë vitet e fundit në NBA, Golden State Warriors duke fituar tre tituj kampion pësoi disfatën e 34-t sezonale në 43 takime dhe të 10-ën rresht me Golden State që po djeg që në gjysmën e sezonit të rregullt çdo mundësi për të kapur fazën “play-off”. Këtë herë Golden State u mposht në “Chase Arena” në San Francisco nga Denver Nuggets me rezultatin e ngushtë 131-134 pas kohës shtesë. Barton me 31 pikë dhe Beasley me 27 ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për skuadrën nga Colorado të cilët bënë diferencën në këtë sfidë.

Nuk pati të njëjtin fat si ndaj Los Angeles Lakers edhe ndaj Los Angeles Clipper, skuadra e Olrando Magic që këtë herë u mposht në “Staples Center” nga skuadra tjetër kaliforniane me rezultatin e thellë 122-95.

Kawhi Leonard ishte ai që udhëhoqi Clippers drejt fitores së 29-të sezonale me 32 pikë 5 rebound dhe 5 asistime. Vijon forma perfekte e Milwaukee Bucks që siguroi fitoren e 31-të në 34 ndeshjet e fundit teksa kaloi me shifrat e ngushta 128-123 Boston Celtics. 40 pikë 11 rebound dhe 3 asistime nga Kemba Walker ishin të pamjaftueshme për Celtics ndërkohë që diferencën e bëri i përhershmi Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 32 pikë ndërsa shtoi edhe 17 rebound e 7 asistime në suksesin e Bucks, raporton “SS”.

Një ndeshje spektakolare ishte edhe ajo që u zhvillua në “Smothie King Center” në New Orleans aty ku Pelicans mposhtën pas kohës shtesë Utah Jazz me shifrat 138-132. Thjeshtë magjik në këtë sfidë 22-vjeçari, Brandon Ingram i cili koleksionoi 49 pikë për Pelicans, ndërkohë që për Utah spikati i përhershmi Mitchell me 46 pikë.

Rezultatet

New York – Phoenix           98-121
Milwaukee – Boston           128-123
New Orleans – Utah Jazz  138-132
Golden State – Denver       131-134
Clippers – Orlando              122-95

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë bërë shpërndarjen…