Golden State ruan kreun, Westbrooki barazon rekordin 50-vjeçar

03 prill 2019 | 14:40

Kampionët e Golden State fituan 116-102 ndaj Denver, në përballjen mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Perëndimit. Sukses që konsolidon kreun e skuadrës së Warriors, praktikisht më të mirët në këtë kah të NBA-së në sezonin e rregullt. Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Golden State, ku u dallua Cousins me 28 pikë, mbështetur nga Curry me 21 pikë.

Fiton edhe Oklahoma, që mundi 119-103 Lakers, ndeshje që për ekipin kalifornian ishte sa për statistikë, pasi është eliminuar nga gara për play off. Grant realizoi 22 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë, ndërsa Westbrook realizoi një “triple double”, me 20 pikë, 20 rebound e 21 asistime. Kjo është hera e parë që nga viti 1968 që një basketbollist realizon “triple double”, duke kaluar shifrën 20 në të trija statistikat.

Ekipi i Houstonit, falë 36 pikëve e 10 asistimeve të Harden, mundi 130-105 Sacramento jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Rockets, që i afrohet kreut të renditjes. Fitore të vështirë korri ekipi i San Antonio, që mundi 117-111 Atlanta, ndeshje ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. DeRozan realizoi 29 pikë e White 23, duke i dhënë fitoren skuadrës së Spurs.

Rezultatet

Oklahoma – Lakers        119-103
San Antonio – Atlanta   117-111
Sacramento – Houston   105-130
Golden State – Denver   116-102

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë homazhe të…