Golden State sërish e mposhti Clevelandin

16 janar 2018 | 13:32

Pas sfidës ditën e Krishtlindjeve, Golden State dhe Cleveland, dy ekipet finaliste të sezonit të kaluar, u përballën sërish mes tyre, këtë herë në fushën e Cavaliers dhe sërish fituese doli ekipi kampion.

Warriors triumfuan 118-108 ndaj Cavaliers, duke korrur fitoren e 37-të sezonale dhe konsolidojnë pozitat në krye të renditjes në Perëndim. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Golden State, me Durant që realizoi 32 pikë e Curry 23, duke bërë diferencën në fushë. Po 32 pikë realizoi edhe James për Cavaliers, por që mbetën për statistikë.

Rezultatet

Detroit – Charlotte               107-118
Philadelphia – Toronto       117-111
Washington – Milwaukee   95-104
Atlanta – San Antonio         102-99
Brooklyn – New York          104-119
Chicago – Miami                  119-111
Memphis – Lakers               123-114
Cleveland – Golden State   108-118
Oklahoma – Sacramento   95-88
Utah Jazz – Indiana            94-109
Clippers – Houston             113-102

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot…