Golden State shkëputet në Perëndim, Lakers zhgënjejnë sërish

13 shkurt 2019 | 13:17

Golden State korri suksesin e 41-të sezonal, pas fitores 115-108 ndaj Utah Jazz, sfidë me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës. Të dyja ekipet dueluan fort, por diferencën e bëri treshja Durant (28), Curry (24) e Thompson (22), që së bashku realizuan 74 pikë. Për Jazz u dallua Mitchell me 25 pikë, por që mbetën për statistikë.

Vijon të zhgënjejë skuadra e Lakers, që u mund 117-113 nga Atlanta jashtë fushe, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Collins e Young realizuan nga 22 pikët për Atlantën, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” për kalifornianët (28 pikë, 11 rebound e 16 asistime), por që mbetën për statistikë.

Në sekondat e fundit fiton San Antonio, që mundi 108-107 Memphis, takim ku Mills e Aldridge realizuan nga 22 pikë për skuadrën e Spurs. Memphis, pati shansin të tentojë barazimin apo fitoren, por gaboi në fund, ndërkohë që Bradley realizoi 33 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mposhti 112-109 Philadelphia, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titullin në Lindje. Edhe pse mungoi Irving, skuadra e Celtics bëri një lojë të mirë, me Hayward që realizoi 26 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e 14 rebound të Embiid për vendasit. Orlando mundi me lehtësi 118-88 New Orleans, ndeshje ku 4 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë (Vucevic 25).

Rezultatet

Atlanta – Lakers                     117-113
Memphis – San Antonio       107-108
New Orleans – Orlando        88-118
Philadelphia – Boston           109-112
Golden State – Utah Jazz      115-108

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën e…