Golden State ‘shpartallon’ Milwaukeen, dorëzohen Lakersat

07 mars 2024 | 12:49

Skuadra e Golden State arriti një fitore fantastike ndaj Milwaukee me shifrat 125-90. Antetokounmpo realizoi 23 pikë Bucks, por që s’mjaftuan për të fituar. Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors.

Sacramento fitoi me rezultat 130-120 duelin direkt për një vend në “play-off” me Lakersat. Ndeshje me rivalitet ku për miqtë u dallua Fox me 44 pikë. Ndërsa 60 pikët e dyshes Hachimura-James mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 122-116 Houstonin. Leonard me 28 pikë ishte lider në fushë për kalifornianët, ndërkohë që për teksanët nuk mjaftoi “triple double” (23 pikë, 19 rebound, 14 asistime) i Sengun.

Fitore në sekondat e fundit për Chicagon, që mundi me rezultat 119-117 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan me 29 pikë. Fiton edhe Memphisi, që mposhti me rezultat 115-109 Philadelphia, ku vendimtar ishte Jackson me 30 pikë e 11 rebound.

Rezultatet

Washington – Orlando            109-119
Atlanta – Cleveland                  112-101
Houston – Clippers                  116-122
Philadelphia – Memphis         109-115
Utah Jazz – Chicago                 117-119

Golden State – Milwaukee       125-90
Portland – Oklahoma               120-128
Lakers – Sacramento                120-130

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe.”…