Golden State shpartallon Oklahomën
Kampionët e Golden State kanë triumfuar 110-88 në fushën e Oklahomës, në përballjen e dy prej ekipeve më të mira në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e dominuar nga skuadra kampione, që pati epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Mungesa e Durantit nuk u ndie fare tek Warriors, sfidë ku diferencën e bëri Curry, autor i 33 pikëve, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë. Një ndeshje e dobët e Westbrook, që realizoi vetëm 7 pikë, ndërkohë që u dallua Paul George, me 29 pikë e 13 rebound, por që mbetën për statistikë.
Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 108-103 Portland në sekondat e fundit, duke korrur një fitore të rëndësishme për play off. Ndeshje me luhatje, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, por në fund u shkëputën Spurs. DeRozan me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 7 lojtarë të San Antonio realizuan mbi 10 pikë.
Rezultatet
Boston – Atlanta 129-120
New Orleans – Phoenix 136-138
Washington – Memphis 135-128
Dallas – Cleveland 121-116
Oklahoma – Golden State 88-110
San Antonio – Portland 108-103
Denver – Indiana 102-100
Utah Jazz – Brooklyn 114-98