Golden State tregon forcën ndaj Denverit, fitojnë edhe Dallasi dhe Memphisi
Golden State i afrohet gjysmëfinaleve “play-off” në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-113 ka arritur në fushën e Denverit. Një ndeshje ku kapiteni Curry vijon ta nisë lojën nga stoli, por mbetet shënuesi më i mirë, me 27 pikë, po aq sa edhe Poole.
Mirë u paraqit edhe Klay Thompson me 26 pikë, ndërkohë që 37 pikët e 18 rebound të Nikola Jokiq mbetën për statistikë. Pas këtij takimi, Warriors udhëheqin 3-0 serinë.
Në Perëndim edhe dy takimet e tjera të luajtura. Memphisi përmbys disavantazhin e sfidës së parë, duke fituar me rezultat 104-95 jashtë fushe dhe udhëheq 2-1 me ndeshje. Bane me 26 pikë ishte më i miri, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. 2-1 udhëheq me ndeshje edhe Dallasi, që e mundi me rezultat 126-118 Utah Jazz. Shtatë lojtarë të Dallasit realizuan mbi 10 pikë (Bronson 21 pikë më i miri), ndërsa për Jazz nuk mjaftuan 32 pikët e Mitchell.
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”
Miami – Atlanta (2-0)
Philadelphia – Toronto (3-0)
Milwaukee – Chicago (1-1)
Boston – Brooklyn (2-0)
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”
Phoenix – New Orleans (1-1)
Dallas – Utah Jazz 126-118 (2-1)
Golden State – Denver 118-113 (3-0)
Memphis – Minnesota 104-95 (2-1)