Golden State triumfon ndaj Orlandos

03 janar 2024 | 17:41

Golden State rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 121-115 Orlando, në një sfidë emocionuese. Shtatë lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Stephen Curry, autor i 36 pikëve.
Humbet skuadra e Boston, që u ndal 127-123 nga Oklahoma, që konsolidon vendin e dytë në Perëndim. Porzingis e Tatum realizuan 64 pikë së bashku për Celtics, por që s’mjaftuan. Për Oklahomën u dallua Alexander Shai me 36 pikë.

Ekipi i Philadelphias, falë një “triple double” të Joel Embiid (31 pikë, 15 rebound, 10 asist), mundi 110-97 Chicagon. Nuk zhgënjen Memphis, që mposhti 106-98 San Antonio, takim ku u dallua Ja Morant me 26 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – Chicago        110-97
Memphis – San Antonio      106-98
New Orleans – Brooklyn      112-85

Oklahoma – Boston              127-123
Golden State – Orlando       121-115
Sacramento – Charlotte       104-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do…