Golden State turpërohet nga Bostoni, humbasin edhe Oklahoma e Toronto
Boston ka korrur një fitore të thellë në fushën e kampionëve të Golden State me rezultatin 128-95, humbja e parë sezonale me më shumë se 30 pikë për ekipin kampion. Edhe pse Warriros luante në shtëpinë e tij, me të gjithë titullarët në dispozicion, vendasit bënë një ndeshje të dobët (Curry me 23 pikë shënuesi më i mirë). Një mbrëmje magjike për Boston, ku u dallua Hayward, i cili realizoi 30 pikë, sukses që vendos skuadrën e Celtics mes pretendenteve për titull.
Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 107-85 Toronto, ndeshje e dominuar nga teksanët, që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Leonard realizoi 26 pikë për kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Houston u dallua i zakonshmi Harden, autor i 35 pikëve. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 114-106 Orlando, një sukses i merituar i ekipit vendës, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Reddick më i miri me 26 pikë).
Zhgënjen skuadra e Oklahomës, që u mund 131-120 nga Minnesota, sfidë e dominuar nga basketbollistët vendës, me Towns që realizoi 41 pikë e 14 rebound, lider në parket. Për Oklahomën u dalluan Westbrook (38 pikë e 13 rebound) e George (25 pikë), por të pambështetur sa duhet nga skuadra. Indiana, falë 27 pikëve të Bogdanovic, mundi 105-96 Chicago, ndërsa Memphis triumfoi 120-111 ndaj Portland, ndeshje ku u dallua Conley me 40 pikë. /Telesport/
Rezultatet
Indiana – Chicago 105-96
Philadelphia – Orlando 114-106
Memphis – Portland 120-111
Minnesota – Oklahoma 131-120
Toronto – Houston 85-107
Golden State – Boston 95-128