Golden State turpërohet nga Bostoni, Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim

04 mars 2024 | 12:04

Skuadra e Golden State u mund thellë me shifrat 88-140 nga Bostoni, që kryeson jo vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes por edhe në NBA këtë sezon.

Fitore e thellë, me 52 pikë për Celtics, ku dyshja Brown-Tatum realizuan 56 pikë së bashku. Oklahoma merr kreun e klasifikimit në Perëndim pas fitores me rezultat 118-110 në fushën e Phoenixit. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 35 pikëve.

Humbet Minnesota, që u mund në sekondat e fundit nga Clippersat (89-88). Leonard me 32 pikë ishte lider për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Edwards për vendasit.

Fitore të rëndësishme për “play-off”-in korri Philadelphia, që mundi Dallasin (120-116), ndeshje ku u dalluan Harris me 28 pikë, Maxey me 24 e Oubre me 21 pikë. Donqiq realizoi një “triple double” për Dallasin (38 pikë, 11 rebound, 10 asistime), por që s’mjaftuan.

Rezultatet

Dallas – Philadelphia      116-120
Minnesota – Clippers      88-89
Boston – Golden State    140-88
Toronto – Charlotte         111-106

Orlando – Detroit            113-91
San Antonio – Indiana   117-105
Cleveland – New York    98-107
Phoenix – Oklahoma      110-118

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në…