Golden State Uarriors, kampion të ri i NBA-s
Skuadra e Stefon Kerrit mundi Boston Seltiks në përballjen e gjashtë të finales së NBA, duke trumfuar me rezultatin 103-90 dhe duke mbyllur serinë finale me 4-2 në fitore.
Për skuadrën e Golden Stejtit është titulli i shtatë në historikun e tyre, ndërsa Stefon Kerri mbylli takimin me 34 pikë dhe 7 asiste dhe për herë të parë në karrierën e tij, fitoi edhe çmimin “MVP”, si lojtari më i mirë.
“Ky titull është ndryshe nga të tjerët. Tri të parët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kemi kaluar shumë momente të vështira për të ardhur sërish në majë. Tani unë, Klay, Drajmmond dhe Andre kemi nga katër tituj secili me këtë fanellë. Kjo është speciale për të gjithë ne, për këtë gruip, për atë që ne kemi arritur.
Dy muajt e fundit kanë qenë shumë emocionues, brenda dhe jashtë fushe. Çdo ditë përballeshe fort me shumë të papritura e emocione për të realizuar ëndrrën, duke menduar atë që ke kaluar, vështirësitë. Ky titull mban me vete shumë emocione, që e bëjnë ndryshe nga të tjerët.
Kujtoj të gjithë ata që dyshonin tek ne, por ja ku jemi, kampionë të NBA-së. Kjo është surreale. Nuk dija se çfarë do të sillte ky sezon, pasi për dy muaj isha i dëmtuar, kishim vështirësi. Por në momentin e duhur ishim të gjithë së bashku dhe gati. Dhe ia dolëm mbanë, pasi ai që vlen më shumë është identiteti ynë”, tha mes tjerash Stefon Kerri.