Golg Ag: Sa për Enver Petrovcin ende Dragani do të ishte duke patrulluar nëpër Kurriz, reagon Dardan Gashi: Profa ka qenë i plagosur në luftë
Një deklaratë e aktorit kosovar Enver Petrovci ka nxitur shumë reagime në Kosovë.
Ai ka folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti lexon më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në Parlament, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit tha se erdhën rastësisht në shprehje vetëm për shkak të luftës.
“Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jam i sigurt, ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj… kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lindë koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrgja s’kishin qenë, po të mos kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda. Kurrgja s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hy. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, tha Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK.
Por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer reperit nga Presheva Gold Ag.
Ai thotë se sa për Enver Petrovcin ende Dragani do të ishte duke patrulluar nëpër Kurriz (lagje në Prishtinë). “Gjithmonë kam menduar se e luan mirë rolin e armikut, ama ti pernime nuk po aktrojshe”, ka shkruar Gold Ag.
Ndërsa poshtë këtij statusi të reperit, ka reaguar aktori kosovar Dardan Gashi. Ai ka thënë e njeh mirë profesorin dhe pa dashur që ta arsyetojë deklaratën e tij, mendon se deklarata e tij është keqkuptuar.
“Nuk ka qenë qëllimi i tij që t’i përbuzë ushtarët e UCK-së, përndryshe profa ka qenë i plagosur në luftë:, ka shkruar aktori.