Goli i jep vetëbesim Rashicës
Milot Rashica ia fitoi ndeshjen Werder Bremenit kundër Hannoverit. Goli i tij nuk ishte spektakolar por tejet i rëndësishëm për Bremen dhe për vetë anësorin nga Kosova.
Në një intervistë pas ndeshjes, Rashica shpjegoi sesi i ka tejkaluar vuajtjet pas formës jo të mirë në fillimin e tij në Bundesligë. “Nganjëherë shënon nga 30 metra largësi, e nganjëherë del huq nga dhjetë metra afërsi. Unë thjesht tentoj t’i harroj ato raste [të humbura] dhe të përqendrohem në detyrat e ardhshme”, ka thënë Rashica në 11 ndeshje deri tani në Bundesligë ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Sido që të jetë, Rashica është në prag ta zërë një vend titullar në formacionin bazë të Werderit. Florian Kainz është larguar nga klubi dhe për më tepër, shpejtësia e kosovarit është pothuajse e domosdoshme në lojën e Werderit.
Siç e ka shpjeguar edhe trajneri Florian Kohfeldt së fundmi, ndihma që vushtrriasi i ofron skuadrës duke u kthyer mbrapa po përmirësohet çdo herë e më shumë. Mund të shihet qartë se Rashica po bëhet lojtar i kompletuar i Bundesligës.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë kur erdha në Werder, ishte një dallim i madh [me ligën holandeze]. Jam shumë i lumtur. Këto pikë janë shumë të rëndësishme për ne. Goli do të më jep vetëbesim. Unë e di se mundësitë vijnë nëse punon fort. Shanset më kanë ardhur”, ka deklaruar 22-vjeçari.