Goli i Kasamit kundër Sionit (Video)

08 shkurt 2021 | 14:34

Baseli ka luajtur baras (2-2) kundër Sionit në ndeshjen e xhiros së 19-të në Superligën e Zvicrës.

Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, mirëpo mysafirët u kthyen në gjysmën e dytë për ta barazuar rezultatin.

Në këtë takim në shënjestër ishte edhe mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e realizoi golin e dytë të nikoqirëve.

28-vjeçari pranoi një asistim në zonë nga Raoul Petretta dhe goditi me të parën me të majtën, ashtu që topi u ndal në rrjetë. Në gjysmën e dytë në këtë takim për Baselin luajti edhe anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, si edhe Albian Hajdari, i cili është i huazuar nga Juventusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj, gjatë…