Goli i Shaqirit nuk ndihmon në garën për mbijetesë
05 maj 2018
| 16:28
Xherdan Shaqiri realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, por ky gol nuk i ndihmoi klubit të tij Stoke City që të siguronte fitore ndaj Crystal Palacet për të shpresuar në garën për mbijetesë në Premier Ligë.
Stoke pësoi nga londinezët me rezultat 2 me 1 dhe tani mbetet në pozitën e parafundit me 30 pikë, tre pikë më pak se Swansea që ka 33 pikë në pozitën e 17 dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.