Golini fjalë të mëdha për Etrit Berishën
Shumë kohë të vështira është duke kaluar te Atalanta gardiani i Shqipërisë, Etrit Berisha. Ky i fundit po i sheh gjithmonë nga stoli ndeshjet e kampionatit italian. Për më tepër, zëvendësuesi i tij, Golini është shpallur edhe si futbollisti më i mirë i muajit të kaluar te ekipi nga Bergamo.
Së fundmi në një intervistë për mediet italiane, Golini është shprehur se dëshiron edhe ftesën e Italisë. Ndërsa kur flitet për Berishën, vetë portieri i ri që ka bërë edhe një këngë “hip-hopi”, ka thënë se një ndihmë e madhe i ka ardhur i ka ardhur nga ana e portierit shqiptar.
“Pavarësisht thashethemeve duke përfshirë edhe ato të tregut të merkatos, vazhdoj të punoj për Atalantën. Po kalojmë një kohë të vështirë në aspektin e përgjithshëm, por unë kam pasur gjithmonë besimin e klubit. Rivaliteti me Berishën? Është shumë profesionist dhe motivimi i tij më bëri të rritem shumë. Një mik si Berisha të detyron të mos heqësh dorë. Tani ëndërroj të luaj me Italinë dhe gjithashtu në një skuadër të madhe”, ka thënë Golini.