Gollaku flet vet!

27 shtator 2021 | 13:12

Selim Pacolli i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmetin kanë vazhduar takimet nëpër fshatrat e Gollakut. Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Dje, bashkë me kandidatin e AKR – së për kryetar të Prishtinës Gëzim Mehmeti ishim në Marec në lagjen Kllokoqi dhe fshatin Makoc, ku prezantuam programin për zhvillim të kësaj zone.

Pas më shumë se 200 projekteve infrastrukturore dhe subvencionimit edhe në shumë sektorë të bujqësisë e blegtorisë të cilat u realizuan në mandatin që po lëmë pas, tani më është radha e investimeve në ngritjen e kapaciteteve ekonomike!

Gollaku është vend ideal për zhvillimin e Bujqësisë, Agroekonomisë dhe Turizmit rural!

Llukari, Makoci, Siçeva dhe Grashtica, do të kenë shtëpinë e kulturës dhe kopshtin e përbashkët për fëmijë!

Kolektori i lumit Prishtevka, tanimë është në fazën finale të prokurimit, ku në të dy krahët e tij ka shëtitoren dhe shtegun e biçikletave që shpie drejt Mramorit dhe liqenit të Badovcit!

Ujësjellësin tanimë e kemi në implementim e sipër, është shtrua traseja deri në Llukarë  për të vazhduar më pas drejt Mramorit, fshat me telashe të mëdha për ujë!

Kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës për zgjerimin e 10 kilometrave të parë të rrugës Prishtinë-Mutivodë, që është një arterie kyçe që lidh Medvegjen me Prishtinën!

Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Pacolli.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, qiell dhe mal

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia ia ka…