Gollaku rikonfirmon mbështetjen për AKR-në dhe Islam Pacollin
Qytetarët e Gollakut e kanë rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen për subjektin politik Aleanca Kosova e Re dhe ish-deputetin, Islam Pacolli.
Kandidati me numrin pesë rendor për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli i ka falënderuar qytetarët e Gollakut për përkrahjen dhe ka premtuar se kjo pjesë e Kosovës nuk do të anashkalohet në të ardhmen.
“Në takim me simpatizantët e AKR-së dhe qytetarë nga Gollaku, të cilët i falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen e tyre! Edhe në këtë takim u theksua që kjo anë nuk ka pasur trajtim të merituar nga qeveritë e kaluara, pos Partisë tonë e cila gjithmonë është e angazhuar që të ketë sa më shumë investime! Pra Aleanca Kosova e Re, është zgjidhja e vetme që nëpërmjet saj, kjo pjesë e Kosovës të marrë atë që e meriton dhe mos të jetë e anashkaluar!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/