Golovkin mposht me pikë Derevyanchenkon
Gennady Golovkin ringrihet në çatinë e botës për peshat e mesme në boks në IBF.
Boksieri kazak mposhti me pikë me vendim unanim të jurisë në tempullin e boksit, Madison Square Garden, ukrainasin Sergiy Derevyanchenko (114-113 pikët e Frank Lombardit, 115-112 të Eric Marlinskit dhe Kevin Morganit). Derevyanchenko i shemb në tapet që në raundin e parë pas një të djathte të fortë të Golovkin. Mirëpo ukrainasi jo vetëm se arriti të ngrihej, por arriti të rezistonte pavarësisht plagës mbi syrin e majtë, e shkaktuar nga një përplasjeje e pavullnetshme kokë me kokë.
Beteja zgjati deri në raundin e fundit, me Derevyanchenko që tregoi se ishte ngjitur në ring për t’i hedhur poshtë parashikimet. Verdikti i gjyqtarëve kurorëzoi Golovkinin, që në moshë 37-vjeçare konfirmohet në majën e boksit.