Gomesi operohet me sukses
04 nëntor 2019
| 16:36
Skuadra e Evertoni ka dalë me një komunikim zyrtar ku ka dhënë informacionet e fundit në lidhje me dëmtimin e tmerrshëm të Andre Gomesit.
Klubi anglez ka konfirmuar se futbollisti është operuar dhe gjithçka ka shkuar mirë. Njoftimi zyrtar bën me dije se lojtari duhet të qëndrojë për pak kohë në spital, më pas do të dalë për të nisur rikuperimin e tij. Evertoni shkruan se Andre Gomes do të rikthehet sërish pa probleme dhe në krahun tjetër ka falënderuar të gjithë tifozët dhe anëtarët e klubit që i kanë qëndruar afër në këtë periudhë. Gomes u dëmtua në ndeshjen kundër Tottenhamit.
Son i ndërhyri nga mbrapa dhe portugezi u dëmtua keq duke thyer këmbën e tij. Një ndër dëmtimet më të rëndë që mund të jenë parë ndonjëherë në sport.