Gomez përforcon Sevillan

27 janar 2021 | 13:05

Papu Gomez është edhe zyrtarisht lojtar i Sevillës. Lojtari ka kompletuar kalimin te klubi nga La Liga prej Atalantës. Sevilla ka paguar te skuadra italiane 5.5 milionë euro dhe tre milionë do të jenë si bonuse.

Gomez është shprehur shumë i lumtur me kalimin te skuadra spanjolle edhe pse kishte interesim edhe nga skuadra të tjera. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, derisa Sevilla do të shpresojë që me të të ketë një edicion të shkëlqyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari Komunës së Pejës,…