“Google” detekton problemet me zemër përmes skanimit të syve
27 shkurt 2018
| 17:07
Hulumtuesit e kompanive “Google” dhe “Verily”, kanë zhvilluar një mënyrë të re të konfirmimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës përmes skanimit të syve të pacientëve dhe algoritmit të makinës për mësim.
Përmes të dhënave të fituara nga skanimi i syve të pacientëve, softueri mund të detektojë problemet pa testimin e gjakut.
Edhe pse metodologjia kërkon ende testime, aktualisht është precize sa i përket metodës aktuale për përcaktimit të rrezikut nga problemet me zemër.