“Google” dhe “Mozilla” tregojnë se cili shtet po spiunon qytetarët
Ndërhyrja në jetën online të qytetarëve, nuk do të jetë më e lehtë për qeverinë e Kazakistanit.
“Google” dhe “Mozilla” i kanë shpallur luftë shtetit kazak, pasi iu ka kërkuar qytetarëve instalimin e një certifikate të quajtur anti-HTTPS, e cila është në gjendje të spiunojë aktivitetin online të popullit.
Certifikata është në gjendje që të deshifrojë komunikimet online, duke ekzaminuar përmbajtjen. Një shkelje privatësie e papranueshme, për dy kolosët e uebit.
“Google Chrome” dhe “Mozilla Firefox”, kanë marrë masa për të penguar instalimin e certifikatës së qeverisë, duke bllokuar pajisjet që e kanë instaluar tashmë dhe duke mos lejuar që ta shkarkojnë të tjerët.
Certifikata e krijuar nga qeveria është në gjendje që të spiunojë të dhënat që vijnë nga 37 programe të ndryshme, mes tyre “Facebook” dhe “Twitter”.
Nga ana e tij ministri i zhvillimit dixhital të Kazakistanit, u justifikua duke deklaruar se këto masa janë marrë për të përmirësuar mbrojtjen kundër hackerave, shkruan.
Por këto shpjegime nuk e bindën “Google” dhe “Mozilla”, të cilat deklaruan se, “nuk mund të lejojmë asnjë shkelje privatësie të përdoruesve”./noa.al/