“Google” e kalon “Apple” në rezervat financiare
07 gusht 2019
| 11:54
Kompania “Google” tejkalon “Apple”, pasi është tashmë kompania me rezerva më të mëdha financiare se kjo e fundit.
“Mountain View” llogariti 117 miliardë dollarë kundrejt 102 miliardë dollarëve të “Cupertino”, ka raportuar gazeta “Financial Times”.
“Apple” mbajti skeptrin e mbretëreshës për një dekadë, por vitet e fundit ka ndjekur përpjekjet për të zvogëluar humbjet pas presionit të investitorit aktiv Carl Icahn.
Në fund të 2017, “Apple” kishte rezerva për 163 miliardë dollarësh./BW/