“Google” kompania më inovative në botë për 2019
Për herë të parë në 13 vjet ka një ndryshim në krye të klasifikimit të përvitshëm të “The most innovative companies të Boston Consulting Group”.
Në sondazhin botëror të vitit 2019, lideri “historik” “Apple” renditet në vend të tretë, ndërsa “Google” dhe “Amazon” ngjiten respektivisht në vend të parë dhe të dytë.
Pesë vendet e para mbyllen me “Microsoft” dhe “Samsung”.
Nëse 2018-a dëshmoi rikthimin e kompanive europiane në klasifikim, 2019 konfirmon trendin pozitiv, duke regjistruar 16 të tilla në 50 vendet e para, me 6 hyrje të reja (2 gjermane, 2 holandeze dhe dy angleze).
“Adidas” është kompania e parë europiane që shfaqet në klasifikim, në vendin e 10, ndjekur nga BASF dhe Siemens, respektivisht në vendin e 12 dhe të 17, shkruan “monitor.al”.
Të intervistuarit nga vendet europiane i japin rëndësi më të madhe inovacionit. 41% e konsiderojnë prioritetin absolut për kompanitë e tyre përkundër 33% të intervistuarve në vendet e zhvilluara. 61% e indianëve dhe 43% e kinezëve mendon se inovacioni është prioriteti absolut.