“Google Maps” do të tregojë rrugët më “miqësore” me mjedisin
Aplikacioni i navigimit rrugor “Google Maps” do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që llogariten se janë më miqësore me tokën, bazuar në një listë të faktorëve.
Kompania “Google” tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet emetim më i ulët i karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.
“Google” tha se ky tipar i navigimit do të nisë së pari në SHBA, më vonë këtë vit, dhe pastaj do të zgjerohet në tërë botën.
Kjo karakteristikë e re në aplikacionin e navigimit është pjesë e angazhimit të kompanisë për të luftuar ndryshimin e klimës.
Kur rrugët alternative janë dukshëm më të shpejta, “Google” do të ofrojë zgjedhje dhe do t’i lejojë përdoruesit të krahasojnë emetimin e karbonit.
“Google”, në pronësi të “Alphabet”, tha se përdor të dhëna të emetimeve bazuar në testime në lloje të ndryshme të makinave dhe llojeve të rrugëve, duke u mbështetur në njohuritë nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Qeverisë së SHBA-së (NREL)./rel/