“Google Play Store” shkarkon 168% më shumë sesa “AppStore”
Aplikacioni “Google Play Store”, një prej shtyllave kryesore të “Android”, sistemi operativ i “Google” që u gjobit nga BE-ja, ka arritur një shifër më të lartë se 20 miliardë shkarkime ose rreth 160% më shumë se sa aplikacioni “App Store” i “Apple” që ka arritur pak më shumë se 5,5 miliardë shkarkime, sipas një kërkimi të bërë nga kompania e statistikave për aplikacionet, “AppAnnie” dhe që i referohet tremujorit të dytë të vitit 2018.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm të shkarkimit të aplikacioneve, “Facebook dominon ndërsa “Netflix” është në krye për të ardhurat e gjeneruara.
Kjo nuk është hera e parë që dyqani dixhital i “Google” ka shifra rekord të shkarkimeve, duke patur parasysh edhe përhapjen e smartfonëve me sistem “Android”.
Megjithatë, nuk është as hera e parë që, me një numër më të ulët shkarkimesh, “App Store” i “Apple” ka nxjerrë më shumë fitime se sa “Google Play”, transmeton atsh.
Në katër pozicionet kryesore të klasifikimit të aplikacioneve të shkarkuara janë “Messenger”, “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”.
Ndërsa në lojëra triumfon “Helix Jump”, i ndjekur nga “PUBG Mobile”.
Përsa i përket të ardhurave në vend të parë është “Netflix”, i ndjekur nga “Tinder” dhe “Tencent Video”.