“Google” premton heqjen e reklamave të personalizuara
Gjiganti i kërkimit në internet, “Google”, ka premtuar se do të publikojë shumë shpejt disa ndryshime për sa i përket reklamave të personalizuara në faqe të ndryshme interneti.
Sipas “Google” do të ketë ndryshime të shumta për sa i përket reklamave të personalizuara që në gjuhën e internetit quhen “cookies”, dhe janë reklama nga palë të treta që ndjekin një përdorues interneti në çdo faqe që kërkon informacione.
Por sipas kompanisë “cookies” do të eliminohen. Ky ndryshim i propozuar është duke u shqyrtuar nga autoriteti i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha në Janar se plani i “Google” për të hequr “cookies”, do të ndante më pak informacion me reklamuesit dhe kjo mund të shkaktojë tronditje për reklamimin në internet.
Gjiganti i teknologjisë është një nga shitësit më të mëdhenj të reklamave në botë dhe gjithashtu zotëron shfletuesin më të popullarizuar në botë, Chrome, ku publikohen shumë reklama.
Por edhe pse kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga të gjithë, Google ka thënë se planifikon të heqë dorë nga “cookie-t” deri në vitin e ardhshëm.
Por çfarë është “cookie”?
“Cookies” janë reklama të personalizuara që ruajnë informacione të vizitorëve të ndryshëm në internet. Ato mbajnë mend të gjithë kërkimet që secili bën në faqe të ndryshme dhe të sugjeron reklama të ndryshme./tvklan.al/