“Google Translate” ofron përkthime në 5 gjuhë të reja

04 mars 2020 | 11:43

“Google Translate” është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndryshme.

Një javë më parë, kompania globale e teknologjisë, shtoi pesë gjuhë të reja në platformën e përkthimit duke e çuar numrin e plotë të gjuhëve të huaja në 108.

Gjuhët e reja që janë futur në platformën e përkthimit janë: Kinyarëanda, Odia, Tatar, Turkmen, dhe Uyghur. Këto gjuhë të huaja mund të tingëllojnë të çuditshme e të lashta. Megjithatë, të pesë gjuhët përdoren nga 75 milionë njerëz në botë.

Problemi me këto gjuhë deri tani ka qenë burimet njerëzore dhe ato të informacionit për të mundësuar përkthime të shpejta dhe të sakta.

“Google Translate” u hodh në internet për herë të parë në prill të vitit 2006.

Ai përdoret nga më shumë se 500 milionë njerëz dhe përkthen 100 miliardë fjalë në ditë.

92 për qind e përdoruesve të platformës janë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përkthimet më të kërkuara janë nga anglishtja në arabisht, rusisht, portugalisht dhe indoneziane.

Megjithatë, vetë kompania nuk e përdor platformën e saj për përkthime dhe ka më shumë se një arsye për këtë.

 

Përse nuk duhet t’i varni shpresat tek “Google Translate”

Në pjesën më të madhe të kohës, përkthimet janë përgjithësisht të sakta por bëhet fjalë për fjalë të thjeshta, shprehje të kuptueshme e fjali të shkurtra.

“Google” është një makineri dhe rrjedhimisht nuk ofron dot një përkthim si ai që ofron një njeri.

Ka raste kur përkthimet që ofron platforma janë qesharake, për vetë faktin se shumë terma plotësohen nga njerëz që nuk kanë përvojën e duhur në përkthim.

“Google Translate”, sipas ekspertëve, nuk duhet përdorur kurrë për të përkthyer dokumente ligjorë, mjekësore, biznesi apo materiale të tjera të rëndësishme.

Jo më herët se në shkurt të këtij viti, një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar provoi të përdorte platformën për të përkthyer për dy të pandehur shqiptarë, njëri prej të cilëve nuk fliste anglisht.

Pas dështimit me një përkthyes italian, gjykatësi vendosi të provojë platformën për tu komunikuar të pandehurve vendimin për të shtyrë seancën gjyqësore. /AgroWeb/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzet vjet më parë Jennifer Lopez shokoi tapetin e kuq…