Goran Rakiqi bën betimin, nis punën si kryetar i Mitrovicës Veriore

19 qershor 2019 | 18:24

Goran Rakiq ka bërë betimin si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Lideri i Listës Serbe këtë e ka konsideruar si obligim të madh. “Ky është një obligim i madh, jo vetëm për mua, por i të gjithë juve që jeni në Kuvend, që të jemi edhe më të mirë në punën që bëjmë dhe të shënojmë përparim në jetët e bashkëqytetarëve tanë, para së gjithash, që të jetojnë të qetë dhe t’iu ndihmojmë në çdo aspekt’, ka thënë Rakiq, pas dhënies së betimit solemn, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Ende nuk dihet nëse një gjë të tillë e kanë bërë betimin edhe tre kryetarët e tjerë të komunave veriore.

Këto zgjedhje kanë pasuar dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave, më 26 nëntor të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë diskutuar të mërkurën…