Goran Rakiq: Fola me Vuçiqin, më tha se është mirë të hiqen barrikadat
28 dhjetor 2022
| 16:32
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas lirimit të Dejan Pantiq.
Goran Rakiq ka thënë për “Pink TV” se nga Vuçiqi kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.
Ky zhvillim vjen pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë.