Goranët i kërkojnë Osmanit dhe Kurtit më shumë angazhim për këtë komunitet
17 mars 2021
| 10:37
Lideri i Partisë së Goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha, ka thënë se ky komunitet po përballet me shumë sfida.
Ai ka treguar se këto sfida ai i paraqiti në takim kandidatit të LV-së për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente Vjosa Osmanit.
Këtë takim ai e ka quajtur të frytshëm, duke shtuar se janë pro formimit të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti.
“Bllokadën e institucioneve nuk e shohim si metodë politike për zgjidhjen e problemeve. Natyrisht edhe ne i kemi kërkesat tona minimale për përfshirjen e barabartë në institucionet e Kosovës…”, ka deklaruar ai.